INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e famshme tregon historinë e saj të trishtë : 'Më dhunuan dhe përdhunuan për katër javë' [FOTO]

Këngëtarja e famshme tregon historinë e saj të trishtë : 'Më dhunuan dhe përdhunuan për katër javë' [FOTO]

Publikuar më: 18:24 06-04-2020

Aktorja me famë botërore Duffy ka treguar për herë të parë me detaje historinë e saj të trishtë të përdhunimit.

Ajo ka treguar me detaje se çfarë i ndodhi në një nga ditëlindjet e saj dhe historia është me të vërtetë e dhimbshme.

35-vjeçarja ka treguar se për më shumë se katër javë ajo është dhunuar dhe përdhunuar në shtëpinë e saj.

“Ishte ditëlindja ime, më droguan për katër javë dhe udhëtova me një të huaj”, tha aktorja në rrjetet e saj sociale.

Këngëtarja tha se dikush, pa e treguar emrin e mori me aeroplan dhe e çoi në një hotel aty ku e dhunoi.

“Më futën në një dhomë hoteli dhe autori u kthye dhe më dhunoi. Mbaj mend dhimbjen dhe përpiqesha të qëndroja e vetëdijshëm në dhomë pasi ndodhi”, thotë ajo.

Ajo tha se historia vazhdoi edhe në shtëpinë e saj dhe tregon e trishtuar se si nuk mund të bënte asgjë për të shpëtuar.

Duffy, shtoi se si fillim kishte frikë të bënte denoncim në polici, por pas bisedës me një psikolog gjeti forcën për të treguar ngjarjen e errët të jetës së saj.

Psikologia arriti të depërtojë thellë në mendjen e saj dhe arriti të kuptojë të gjithë situatën e vlshtirë të 35-vjeçares.

Ajo shton se për vite me radhë përjetoi stres të madh, pasi autortë e ngjarjes nuk ishin arrestuar.

Ylli i muzikës shton se tani që e ka treguar historinë e jetës është gati për t’u kthyer në normalitet dhe të punojë për projekt të reja muzikore.

25189408-8189961-Speaking_out_Duffy_said_The_truth_is_and_please_trust_me_I_am_ok-a-57_1586124474996.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026381015777588