INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodra ndahet në ''2 pjesë''. Në qytetin verior protestohet dhe mbahet miting [FOTO]

Shkodra ndahet në ''2 pjesë''. Në qytetin verior protestohet dhe mbahet miting [FOTO]

Publikuar më: 20:09 20-06-2019

Qyteti i Shkodrës ndahet në dy grupe të mëdha.

Dhjetëra militantë të opozitës, të kryesuar nga kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi janë mbledhur në protestë, ndërkohë nga ana tjetër e qytetit kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar takimin e tij elektoral.

Deputeti i qarkut të Shkodrës Ditmir Bushati është duke prezantuar kandidatin e PS-së për bashkinë në zgjedhjet e 30 Qershorit Valdrin Pjetrin.

Ende nuk dihet nëse do të ketë përplasje mes protestuesve me Ramën, pasi pak momente më parë qytetarët u përplasën me policinë, madje u hodh edhe gaz lotsjellës nga blutë për shpërndarjen e tyre.

rrrrram.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034868717193604