INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama nga Shkodra: Le të hidhen përpjetë, unë e qeveria nuk ikim

Rama nga Shkodra: Le të hidhen përpjetë, unë e qeveria nuk ikim

Publikuar më: 20:39 20-06-2019

Situata në Shkodër vazhdon të jetë e tensionuar, por pavarësisht kësaj kryeministri i vendit po mban takim elektoral. Rama nuk nguroi as ti jepte një mesazh protestuesve. Kryeministri u shpreh se ata mund të hidhen përpjetë, por qeveria dhe ai nuk ikin.

“Gjatë kësaj kohe duhet të përballemi me gjëra absurde, siç ishte djegia e shkollës këtu. Unë e qeveria jemi aty, ata le të hidhen përpjetë. Parlamentit është aty, ata ikën se lanë mandatet. Tani janë kujtuar, por është vonë. Ikën me festë e pastaj donin të hynin nga dritarja”,- tha Rama.

Duke folur për marrëveshjen e 17 Majit me Bashën, Rama tha se situata sot pas dy vitesh është më keq. “Sot dy vjet më pas është më keq se dy vjet më parë. A u mësua keq a se nuk bën dot ndryshe, por avazi është më keq se dy vjet më parë. Lepuri fle në barkun e frikës nga drejtësia. Ata kanë qënë kundër”,- tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se vendi ka rënë pre e planit të katërshes Meta, Berisha, Basha dhe Kryemadhi. Ai tha se përgjimet ishin skenar për të penguar hapjen e negociatave.

Article Logic
Execution time: 0.0018250942230225