INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër, makina përplas të miturin sapo zbret nga autobusi

Shkodër, makina përplas të miturin sapo zbret nga autobusi

Publikuar më: 15:15 26-10-2018

Një i mitur është plagosur rëndë në një aksident të ndodhur mesditën e sotme. Aksidenti është shënuar në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në fshatin Bërdicë e Mesme.

Mjeti me targë AA 120 TS, ka aksidentuar fëmijën E. R., 11 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër i cili sapo kishte zbritur nga autobusi.

Fëmija është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve me dëmtime të shumta.

Sakaq nga ana e policisë është bërë shoqërimi i H. M., 31 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.

Aktualisht po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0033218860626221