INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër/ Policia gjen një automjet të qëlluar me breshëri plumbash dhe njolla gjaku. Dyshohet se...

Shkodër/ Policia gjen një automjet të qëlluar me breshëri plumbash dhe njolla gjaku. Dyshohet se...

Publikuar më: 12:05 17-10-2018

Policia ka gjetur një fuoristradë të braktisur, ndaj të cilës ishte gjuajtur me breshëri plumbash në qytetin e Shkodrës.

Brenda automjetit forcat e policisë kanë bërë me dije se kanë gjetur edhe njolla gjaku.

Deri tani dyshohet se brenda makinës ka qenë një person i cili është plagosur, por nuk dihet kush mund të jetë.
Fouristrada e cila është qëlluar me breshëri plumbash natën e 14 tetorit të këtij viti, rezulton se ka targa të vjedhura dhe të mbivendosura.

Forcat e policisë kanë shoqëruar shumë persona në zonën ku ka ndodhur ngjarja ndërsa po ashtu janë marrë në pyetje shumë të tjerë.

Në spitalin rajonal të Shkodrës sipas burimeve që nga nata e 14 tetorit nuk ka shkuar asnjë person i plagosur me armë, çka e bën më të vështirë punën e policisë.

Një prej të dyshuarve kryesor por jo i vetëm sipas policisë është shtetasi Artan Koçeku, një person i shpallur në kërkim në dhjetorin e vitit 2017. Artan Koçeku është i dyshuar si autor për vrasjen e shtetasit Angjelin Shkambi, ngjarje e ndodhur tek varrezat e Stom Golemit.

Deri më tani kjo ngjarje nuk është bërë e ditur nga policia e Shkodrës në njoftimet e saj ashtu si në të gjitha rastet e tjera. Policia po heton për të zbardhur të plotë këtë ngjarje mbi autorët dhe për të gjetur nëse personi i plagosur ka qenë i dyshuari Artan Koçeku apo ndonjë tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0032830238342285