INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Turqi vetëm në rritje

Shkëmbimet tregtare Shqipëri-Turqi vetëm në rritje

Publikuar më: 12:10 21-07-2019

Shqipëria dhe Turqia vijojnë të mbajnë një nivel të lartë të shkëmbimeve tregtare, edhe pse në kuadrin e përgjithshëm situata e eksporteve nuk paraqitet pozitive. Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT, rezulton se Shqipëria në nivel 6 mujori (janar-qershor) ka rritje të eksporteve me Turqinë.

Nga 880 milionë lekë mallra që eksportoi në janar-qershor 2018, në janar-qershor 2019, shifra e eksporteve është rritur në 981 milionë lekë. Gjithsesi, ajo që duhet evidentuar është se nëse analizojmë vetëm muajin qershor, eksportet me Turqinë kanë njohur rënie të konsiderueshme. Nga 254 milionë lekë që u eksportua në qershor të vitit 2018, në qershorin e këtij viti shifra e eksporteve ka rënë në vetëm 99 milionë lekë.
E njëjta tendencë konstatohet edhe më importet e Shqipërisë nga Turqia. Nëse analizojmë shifrat, rezulton se në rang 6 mujori importet janë rritur por në rang 1 mujori (qershor) ato kanë rënë. Kështu, në janar-qershor 2018 Shqipëria importoi nga Turqia 25 miliardë e 180 milion lekë ndërsa në janar-qershor 2019, importet u rritën në 26 miliardë e 809 milionë lekë. Ndërsa në qershor 2018, importet ishin 4.7 miliardë lekë porn ë qershorin e këtij viti ato ranë në nivelin e 3.8 miliardë lekëve.
Ajo që mund të thuhet është se ndryshe nga partnerët e tjerë tregtarë, në 6 muajt e parë të vitit Shqipëria ka një rritje të shkëmbimeve tregtare me Turqinë.

Article Logic
Execution time: 0.0024430751800537