INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëlqeu në Barcelonë, Saimir Pirgu vjen me një surprizë të re për publikun shqiptar[FOTO]

Shkëlqeu në Barcelonë, Saimir Pirgu vjen me një surprizë të re për publikun shqiptar[FOTO]

Publikuar më: 13:46 01-03-2018

Zëri potent dhe plot ngjyrë artistike i Saimir Pirgut padyshim që ka bërë krenar shumë shqiptarë në përfaqësimet e tij në nivelet ndërkombëtare.

Ai është një ndër tenorët më të famshëm shqiptar i cili kohët e fundit ka arritur të ketë një sukses të madh në Barcelonë. Saimiri ka interpretuar një ndër operat të cilat konsiderohet si më të ndjerat “Romeo dhe Zhuljeta” dhe interpretimi i tij fantastik dhe plot emocione e kanë bërë tenorin shqiptar të jetë protagonist i lajmeve në mediat botërore.

Ai ka folur sot në një lidhje telefonike për emisionin “Wake Up” në Top Channel dhe ka rrëfyer për emocionet që i ka dhuruar shfaqja ku ai intepretoi dhe pranoi se u prit mirë nga publiku edhe pse Pirgu foli me modesti. Mediat e huaja kanë shkruar se publiku e ka duartrokitur për disa minuta.

Pirgu është pyetur nëse do të kthehej me një shfaqe në Shqipëri dhe ai ka dhënë përgjigjen që të gjithë ne po prisnim ta dëgjonim. ”Do të kthehem me diçka surprizë në fund të marsit”.

Tenori i madh nuk ka dhënë më shumë detaje rreth performancës së rradhës, por na mbetet vetëm të presim fundi e muajit mars për të zbuluar më shumë.

se5t_45.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040509700775146