INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkimi i Metës, rasti i parë në histori: Votohet për ekspertizë edhe nga “Venecia”

Shkarkimi i Metës, rasti i parë në histori: Votohet për ekspertizë edhe nga “Venecia”

Publikuar më: 15:22 15-07-2019

Presidenti Ilir Meta do të jetë Presidenti i parë shqiptar që mund të shkarkohet. Duke qënë se është rasti i parë i këtij lloji Komisioni Hetimor shpreh nevojën për asistim të ekspertëve të huaj.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor, deputetja socialiste në rolin e sekretares së komisionit, Klotilda Bushka kërkoi dhe ekspertizë nga Komisioni i Venecias. Propozimi u miratua me 9 vota pro.

“Ky është rasti për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias për një opinion për sa kohë që shumë cështje i referohen sjelljes së presidentit në mënyrë arbitrare. Këto janë cështje në fokus të Venecias” u shpreh Bushka.

Presidenti refuzoi të shkonte në Komisionin e Ligjeve për tu shprehur lidhur me procedurat, por në Komisionin e Hetimor ai e ka të detyrueshme të marrë pjesë.

Nënkryetari i komisionit opozitari, Albano Zeneli propozoi që ky proces të ecë paralelisht me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Hapat e ndërmarra në këtë plan hetimor deri në përfundim të hetimit të jenë me hapat për ngritjen e Gjykatës Kushetuese. Të jenë në mënyrë proporcionale,” u shpreh Zeneli.

Kurse kryetari i komisionit Manja e refuzoi propozimin.

“Është caktuar si afat të punës një afat 3 mujor për ta përmyllur hetimin. Nëse nuk realizohet, sërish komisioni mund t’i kërkojë parlamentit zgjatjen e afatit. Ne shpresojmë që gjykata kushetuese do të ngrihet shumë shpejt” nënvzioi Manja.

Kjo ishte mbledhja e dytë e këtij komisioni hetimor në të cilin u miratua plani mbi të cilin do zhvillohen hetimet që parashikohet të mbyllen në muajin shtator.

Article Logic
Execution time: 0.0032589435577393