INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PS kundër shkarkimit të Ilir Metës

Deputeti i PS kundër shkarkimit të Ilir Metës

Publikuar më: 11:23 13-06-2019

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino është shprehur kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit. Në Parlament deputeti i PS tha se maxhoranca e ka bërë një gabim duke e zgjedhur President Metën dhe tani me shkarkimin e tij nuk mund të thellojnë gabimin e bërë. “Unë them që gabimet që kemi bërë dikur mos t'i thellojmë duke shkarkuar Presidentin dhe e di pse, ta lëmë të shkruajë deri në fund me aq sa mundet teorinë e tij dhe teatrin presidencial. Ne duhet të lëmë që skenën finale të atij teateri ta luajë nga zyra e presidentit”, tha Fino.

Por pavarsisht se u shpreh kundër shkarkimit të Presidentit, Fino e akuzoi atë se i ka bërë një lexim gabim të Kushtetutës. “Presidenti ka përdorur shqiponjën për interesa personale. Sot presidenti ka bërë një teatër, ku si skenë ka zgjedhur Shqipërinë. Data 30 qershor nuk është zgjedhur nga asnjë deputet, por është thjesht një nga datat e zgjedhura dhe është datë kushtetuese. Presidenti merr vendime që nuk janë detyra të tij. Presidenti ka bërë lexim të gabuar të Kushtetutës. Kreu i shtetit na tha se nëse nuk nxjerr ai dekret, nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Kushtetuta nuk e parashikon që presidenti të zgjedhë datën e zgjedhjeve. 30 qershorin nuk e caktuam ne dhe as Rama. Nëse presidentit nuk i pëlqen zyra, atëherë të pranojë të largohet sesa të bëjë teatër. Presidenti ka kërcënuar të gjithë shqiptarët, duke thënë se nëse PD dhe LSI nuk hyjnë në zgjedhje, do ketë luftë. Ky është atentati më i madh që i është bërë sovranit e popullit. Meta ka cenuar unitetin kombëtar”, tha Fino.

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502