INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shihni si reagon Neymar kur LeBron James bën një zhytje spektakolare! [VIDEO]

Shihni si reagon Neymar kur LeBron James bën një zhytje spektakolare! [VIDEO]

Publikuar më: 12:54 05-06-2017

LeBron James, Neymar Jr. dhe Lewis Hamilton në të njëjtën sallë...dukej si një film me superheronj!

Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur 3 kampionë autentikë të sporteve respektive janë në një hapësirë aq të vogël larg njëri-tjetrit. Megjtihatë, ylli i mbrëmjes ishte i padiskutueshmi LeBron James, një legjendë e gjallë e basketbollit amerikan që shkëlqeu edhe në ndeshjen e dytë të serisë së finaleve të NBA, mes Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors, edhe pse ekipi i tij nuk ia doli të fitonte. Me magjinë e tij ai hipnotizoi tërësisht edhe dy kampionë si Hamilton dhe Neymar, veçanërisht këtë të dytin, i cili është mësuar të dhurojë edhe vetë magjira të panumërta në fushën e blertë të Camp Nou. Gjithçka ndodhi gjatë një zhytjeje spektakolare të realizuar nga Mbreti James, i cili bëri që të shqyheshin sytë e futbollistit brazilian dhe shkaktoi reagimin e tij të menjëhershëm.

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201