INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shigjetari me Luanin  janë çifti më i mirë i horoskopit. Zbuloni arsyet!

Shigjetari me Luanin janë çifti më i mirë i horoskopit. Zbuloni arsyet!

Publikuar më: 13:28 19-12-2018
Sipas ekspertëve që merren me shenjat e horoskopit, mesa duket janë 2 shenja që përbëjnë çiftin më të mirë.
Sipas intv.al bëhet fjalë për luanin dhe shigjetarin( dy shenja zjarri).
 
Shigjetari dhe Luani: Shenjë zjarri, aventurierë, i vret monotonia dhe dëshirojnë të njohë gjëra të reja gjatë gjithë kohës. Shigjetari, flirtues dhe jo shumë i qëndrueshëm në një lidhje. Duhet të ketë një partner që mos ta lejojë të lëkundet, siç është luani.
 
Shigjetarët premtojnë më shumë, nga sa e mbajnë fjalën, ndërsa luani është shumë besnik për fjalën e dhënë. Në këtë mënyrë, ky çift balancon njëri-tjetrin. Shigjetari shpërthen shpejt, por nuk e mban gjatë inatin dhe është më shumë naiv, ndërsa një luan e mban më gjatë inatin derisa t’i dalë e vetja. Në këtë pikë, sipas intv.al shigjetari është më tolerant duke bërë që lidhja të funksionojë. 
Me pak fjalë, të dy shenjat e dinë mirë se çfarë do të thotë që lidhja të shkojë në monotoni dhe dëshirojnë të bëjnë gjëra të ndryshme ta mbajnë atë gjallë dhe mos t’i humbasë pasioni për njëri-tjetrin. Imagjinoni një çift të tillë, sa të qeshur dhe të lumtur mund të duken.
Shigjetari flirtues, me një luan që ia mbledh mirë bëjnë çiftin ideal.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0047378540039062