INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shfuqizoi datën e zgjedhjeve, Meta nesër ndërmerr hapin e parë

Shfuqizoi datën e zgjedhjeve, Meta nesër ndërmerr hapin e parë

Publikuar më: 13:08 09-06-2019

Presidenti Ilir Meta do ta nisë javën me angazhime politike.

Nesër në në orën 08:00 të mëngjesit kreu i shtetit ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku pritet të japë arsyet që e çuan drejt marrjes së vendimit për shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve.

Dje, ndërsa opozita protestonte në shesh, Presidenti Meta njoftoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore. Ky vendim është përshëndetur nga opozita, ndërsa kryeministri Rama e mazhoranca këmbëngulin se data 30 qershor nuk ndryshon.

Në një takim në kuadër të fushatës Rama u shpreh se Meta nuk duhet të qëndrojë në atë zyrë duke përsëritur se zgjedhjet lokale do të mbahen në 30 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0032079219818115