INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shfrytëzimi i lypësave, Veliaj: Burg kush përdor fëmijët...

Shfrytëzimi i lypësave, Veliaj: Burg kush përdor fëmijët...

Publikuar më: 17:44 26-12-2018

Festat e fundvitit vijnë me shumë dhurata për fëmijët e qendrave sociale të Tiranës. Me ndihmën e kompanive private, Bashkia e Tiranës shpërndau sot dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata që vijnë nga familje në nevojë në Qendrën Sociale Multidisiplinare në Bulevardin “Zogu I”, për t’i krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë. Festës iu bashkua edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili pasi shpërndau dhuratat për fëmijët, theksoi se solidariteti na bën qytetarë më të mirë.

Ai ftoi edhe kompanitë e bizneset e tjera që veprojnë në Tiranë që të japin kontributin e tyre në këtë fushatë solidariteti për njerëzit në nevojë.

Kryebashkiaku shtoi gjithashtu se çdo kontribut që vjen në këtë drejtim edhe nga individë të veçantë është i mirëpritur.

Mandej, sqaroi se për të gjithë ata që shfrytëzojnë fëmijët për qëllime përfitimi përmes lypjes, do të ndëshkohen me gjobë.

“Një njeri që lyp s’ka as llogari bankare, as numër NIPT-i, as adresë ku mund t’i vëmë gjobë, as nuk e kemi menduar t’i vëmë gjobë, por dikush që shfrytëzon lypësit, që qëllimisht e merr dikë dhe e trajton si bankomat, e nxjerr në rrugë për ta shfrytëzuar, për t’i futur duart në xhepa.

Sigurisht, për këtë jo vetëm gjobë, por edhe burg, edhe sanksione të tjera, sepse askush nuk ka të drejtë, qoftë edhe fëmijën e vet ta shfrytëzojë për të marrë para nga rruga. Ndaj, jo vetëm që s’ka gjobë për lypësit, por përkundrazi kemi marrë përsipër programin social më radikal që është marrë ndonjëherë në qytetin e Tiranës dhe Republikën e Shqipërisë, ama për ata që i shfrytëzojnë do të jemi të pamëshirshëm.
Të mëshirshëm me të dobëtit, të pamëshirshëm me ata që abuzojnë dhe që shfrytëzojnë një njeri tjetër për interesin e tyre”, theksoi Veliaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875