INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherri i tyre bëri xhiron e rrjetit, por tani ky reagim i Anxhelina Hadërgjonaj na bëri të vëmë në pikëpyetje mardhënien me Beatrix [FOTO]

Sherri i tyre bëri xhiron e rrjetit, por tani ky reagim i Anxhelina Hadërgjonaj na bëri të vëmë në pikëpyetje mardhënien me Beatrix [FOTO]

Publikuar më: 14:03 26-12-2018

Para pak ditësh, u përhap me shpejtësi lajmi se dy kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj, nuk flasin me njëra-tjetrën pas një sherri mes tyre.

U raportua se shkak ishte bërë grimieri i njohur Ariel, i cili jeton në SHBA dhe njihet për miqësinë me familjen Kardashian.

Gjithashtu u përfol se Beatrix i ka kërkuar atij ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Anxhelinës, e cila është mikeshë e ngushtë me Arielin dhe mes dy kushërirave raportet janë prishur.

Por ditën e sotme këngëtarja u kërkon falje atyre njerëzve që ndihen të mërzitur me të.

Ajo shprehet se jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar e inatosur dhe me zili për të tjerët.

“Po eci në 2019-n me zemër dhe mendje të pastër. Nëse më ke borxh mos u shqetëso. nëse ke gabuar me mua është gjithçka në rregull, e mësove leksionin. Nëse je i inatosur me mua, ke fituar, mua më kaloi. nëse nuk flasim, të uroj gjithë të mirat. Nëse ndihesh se kam gabuar me ty, kërkoj ndjesë, ishte e paqëllimshme. Jam mirënjohëse për çdo eksperiencë që kam kaluar. Jeta është shumë e shkurtër për tu kapur pas inatit, zilisë, dhe stresit të tepërt ose dhimbjes. Një dolli për 2019-n, do ta bëj një vit pozitiviteti dhe një sezon faljeje” ka shkruar Anxhelina në postimin e saj.

Ky është postimi i dytë dyshues që Anxhelina ka postuar në llogarinë e saj në Instagram në lidhje me sherrin mes kushërirave.

anxhelina.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375