INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cardi B dhe Offset bashkohen vetëm për një natë. Reperja e thotë hapur: kisha nevojë për s*** dhe... [VIDEO]

Cardi B dhe Offset bashkohen vetëm për një natë. Reperja e thotë hapur: kisha nevojë për s*** dhe... [VIDEO]

Publikuar më: 13:37 26-12-2018

Reperja e njohur Cardi B dhe Offset janë ndarë, e këto javët e fundit reperi i Migos ka qenë duke ju lutur bashkëshortes për falje dhe i kërkon vazhdimisht të pajtohen.

Pas shume përpjekjesh e kërkesash publike për t'u pajtuar, disa prej atyre edhe patetike, çifti duket se u bashkua në Puerto Rico fiks në kohë për pushimet e fundvitit.

xfghdghjd.JPG

Gjithsesi nuk bëhet fjalë për bashkimin romatik të dy të dashuruarve që mund të mendoni, sepse në fakt Cardi B dhe Offset nuk janë pajtuar. Thjesht reperja kishte nevojë për pak intimitet dhe ajo e thotë haptazi këtë gjë.

zdfhsfghd.JPG

“Thjesht kisha nevojë për seks, kaq ishte e gjitha”- thotë Cardi në një video të postuar në Instagram.

Reperja e hitit “I like it” dëgjohet të thotë edhe: “Ndihem më e re, ose më mirë sikur kam rilindur nga e para. Ndihem sikur jam pagëzuar, ndihem si një grua komplet e re”. Kështu e komenton ajo ndarjen nga Offset dhe faktin që u bashkuan vetëm për një natë, për nevojat e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713