INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr për një grua, nxirren thikat. Shqiptari xheloz për ish-bashkëshorten kërcënon…

Sherr për një grua, nxirren thikat. Shqiptari xheloz për ish-bashkëshorten kërcënon…

Publikuar më: 21:26 10-04-2018

Policia italiane në Velletri ka arrestuar një shqiptar 40-vjeçar i cili teksa mbante një thikë në dorë, ishte duke kërcënuar të dashurin e ri të ish-gruas së tij.Të njoftuar nga banorët e zonës, policët shkuan në adresën e dhënë dhe në një nga rrugicat e qytetit të vjetër, gjetën dy rivalët në dashuri duke u përballur me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre, partneri i ri i gruas, po kërcënohej me një thikë kuzhine.

Agjentët ndërhynë menjëherë për të shuar konfliktin, por shqiptari me thikë në dorë kundërshtoi dhe kërcënoi dy policët.

Pas një përballje dhe rezistence ndaj policisë, shqiptari u arrestua.

Gjatë gjykimit të shkurtuar mbajtur dje para Gjykatës së Velletri, pasi ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij, gjykatësi tha se shqiptari nuk kishte leje qëndrimi në Itali, shkruan panorama. Ai urdhëroi që shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, të largohet nga Italia.

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322