INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr! Shembja e mureve rrethuese të shtëpisë, dy gra humbin ndenjat

Sherr! Shembja e mureve rrethuese të shtëpisë, dy gra humbin ndenjat

Publikuar më: 15:04 02-12-2016

Një përplasje e fortë mes disa banorëve dhe IKMT për prishjen e një muri rrethues ka bërë që dy gra të bien në tokë pa ndjenja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën 'Faik Konica' në kryeqytet, ku po punohet për zgjerimin e rrugës që lidh stadiumin Qemal Stafa me Fakultetin Filologjik. Banorët e 6 banesave kanë kundërshtuan prishjen e rrethimit të shtëpisë për zgjerimin e rrugës, duke qëlluar me gurë fillimisht punonjësit e Inspektoriatit dhe policinë.
Në përplasje e sipër janë dëmtuar dy gra dhe një polic. Pas ngjarjes së rëndë policia ka shoqëruar në komisariat 5 persona. Ndërsa ambulanca ka shkuar në vendngjarje për t'u ardhur në ndihmë banorëve të lënduar dhe punonjësit të FNSH. Pronarët e objekteve thonë se i kanë me leje ndërtesat dhe se janë dhunuar nga policia.
Gjithësesi IKMT po vazhdon punën me prishjen e mureve rrethuese, ndërsa në gatishmëri po qëndrojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Article Logic
Execution time: 0.0032799243927002