INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IKMT do të shembë dy objekte. 24 kg lëndë plasëse do përdoren për shpërthimin e kontrolluar

IKMT do të shembë dy objekte. 24 kg lëndë plasëse do përdoren për shpërthimin e kontrolluar

Publikuar më: 14:02 03-02-2018

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthime të kontrolluara dy banesa disa katëshe. IKMT lajmëron se dy objektet do të shemben nesër në Fier. Objektet, njëri katër katësh dhe tjetri pesë katësh, do të shemben në të njëjtën kohë.

TRITOL_NE_OBJEKT.jpg

Për këtë specialistët e IKMT kanë hapur 800 furnella (vrima) në trupat e ndërtesave, ndërsa parashikohet të përdoret 24 kilogramë lëndë plasëse. Për eleminimin e dëmeve janë vendosur në të dy objektet dhe pranë tyre 3 mijë thasë me rërë, si dhe një mijë metra skelë, për mbrojtjen e objekteve të tjera që ndodhen pranë shpërthimit. IKMT ka porositur banorët që në orën 13.00, kur parashikohet të kryehet shpërthimi të mbajnë hapur dyert dhe dritaret për të shmangur valën goditëse.

OBJEKTI_SHEMBJA.jpg

Prishja e dy objekteve me shpërthim të kontrolluar, është në kuadrin e aksionit që ka ndërmarrë IKMT në qytetin e Fierit për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit. Aksioni ka nisur që prej ditës së hënë dhe deri tani janë prishur 15 objekte dy dhe më shumë katëshe me funksione të ndryshme shërbimi”. Sipas inspektoriatit gjatë këtyre shembjeve nuk është regjistruar asnjë incident.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607