INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apple zyrtarizon blerjen e gjigantit të muzikës

Apple zyrtarizon blerjen e gjigantit të muzikës

Publikuar më: 14:54 25-09-2018

Apple deklaroi të hënën se ka përfunduar një marrëveshje për të blerë aplikacionin për njohjen e muzikës Shazam dhe aplikacioni së shpejti do të jetë pa reklama, për të gjithë përdoruesit.

Kompania e kupertinos tha në dhjetor se do të blinte kompaninë britanike Shazam për të rritur departamentin muzikor. Apple nuk ka zbuluar detajet financiare, por çmimi i blerjes për kompaninë thuhet se ishte rreth 400 milionë dollarë.

Instagram Banner

Rregullatorët e Bashkimit Evropian filluan një hetim të blerjes në prill lidhur me shqetësimet që martesa Apple-Shazam mund t’i japë Apple Music padrejtësisht favore në biznesin e muzikës. Megjithatë, BE miratoi blerjen më parë këtë muaj.

Article Logic
Execution time: 0.0033841133117676