INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google Play triumfon ndaj App Store

Google Play triumfon ndaj App Store

Publikuar më: 14:34 22-01-2016

Google Play ka pasur dy herë më shumë shkarkime të aplikacioneve se Apple App store.

Këtë e konfirmojnë statistikat e vitit 2015 nga kompania App Annie.

Raporti thotë se Google Play ka regjistruar dy herë më shumë shkarkime NGA Android se sa iOS gjatë vitit që lamë pas.

Google Play ka marrë 200 milionë shkarkime, ndërsa 100 milionë ka marrë App Store me iOS.

Rritja kaq mbresëlënëse në përdorues mund të jetë një lajm i mirë për biznesin e reklamave të Google, një rritje kaq e madhe përdoruesish padyshim që është joshës për personat dhe kompanitë reklamuese.

Article Logic
Execution time: 0.0031359195709229