INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shanset për tu punësuar në bankë janë të pakta, për 6 muaj punësohen  vetëm 6 persona [VIDEO]

Shanset për tu punësuar në bankë janë të pakta, për 6 muaj punësohen vetëm 6 persona [VIDEO]

Publikuar më: 18:41 16-08-2017

Për shumë të rinj që përfundojnë studimet për ekonomik vjen një lajm jo shumë i mirë. Pasi shanset për të filluar punë në një bankë duket se janë të pakta për shkak se të 16 bankat që veprojnë në Shqipëri kanë marrë vetëm 6 punonjës shtesë në pjesën e parë të këtij viti, pra vetëm një i punësuar i ri në muaj. Statistikat bëhen të ditura nga Shoqata e Bankave. Sipas këtyre të dhënave, totali i të punësuarvë në sistemin bankar në fund të 6-mujorit të parë të këtij viti ishte 6.956 persona, nga 6.950, që ishin në vitin 2016. Ndërkohë, për të njëjtën periudhë, janë mbyllur 5 degë bankash.

Bankat kanë pasur shkurtime të vendeve të punës. Në 2016 në total janë larguar nga puna rreth 80 punonjës dhe në disa banka të tjera janë shtuar 60 të rinj.

Nëse bëhet një krahasim me vite më parë, sistemi bankar u rrit me shpejtësi pas vitit 2005 dhe deri në 2008-n ai e kishte dyfishuar personelin. Por pas vitit 2008, kur u godit nga kriza financiare globale, bankat po tregohen më të maturuara, si në drejtim të zgjerimit, ashtu dhe të shtimit të personelit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031440258026123