INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Shanghai Disney Resort”, parku më i madh në Kinë

Publikuar më: 09:20 14-06-2016

Ndërsa “Shanghai Disney Resort” pritet të inaugurohet zyrtarisht këtë javë, tema e parkut gjigand pritet të jetë unike sa i përket karaktereve që do të shfaqen në muralet e tij, bazuar në arkitekturën dhe stilin e vecantë kinez.

“The Wandering Moon Teahouse” për shembull është krijuar sipas arkitekturës kineze, në një pjesë të këtij parku, në të cilin hapësirat janë të ndara për vizitorët bazuar në 5 tema kyce që pasqyrojnë kulturën kineze të cajit, maleve, oqeaneve, shkretëtirave dhe pyjeve e lumenjve.

Stili arkitekturor Hui, me mbulesa gri, shtëpi të bardha, është një nga stilet më të përhapura arkitekturore në Kinë, që daton që nga periudha e dinastisë Song në vitet 960-1279. Të tilla godina gjenden në malin Huangshan në lindje të Kinës.

“Kopshti i 12 miqve” është një shembull perfekt sesi kopshti mbledh bashkë 12 karaktere të dashura të disneyit, sipas shenjave zodiakale. Psh Remy, që tregon zgjuarsinë dhe vendosmërinë në filmin pixar të Disneyit “Ratatouille”, përfaqëson vitin e miut.

Të tjera karaktere përfaqësojnë nga Maksimus në “Tangled”, “Abu” nga Aladini apo tigrin nga filmi i dashur për fëmijë “Ëinnie the Pooh” që përfaqësojnë vitin e kalit, majmunit dhe tigrit.

“Ne shpresojmë të bëjmë pjesë të këtij parku, elemente kineze, kulturën kineze, në mbi 5 mijë vjet histori” tha Vang Dong, menaxheri i projektit “Shanghai Disney Resort”.

Pjesë e këtij parku do të jetë padiskutim edhe kuzhina vendase, arti kinez dhe arkobacia. “Shanghai Disney resort” është parku i 6 më i madh në botë dhe pritet të hapet të shtunën e 18 qershorit.

Article Logic
Execution time: 0.0035941600799561