INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish shtatzënë? Reagon publikisht Çiljeta Xhilaga: Jemi ende tek…[FOTO]

Sërish shtatzënë? Reagon publikisht Çiljeta Xhilaga: Jemi ende tek…[FOTO]

Publikuar më: 12:27 19-06-2020

Gjatë ditës së sotme në të gjithë mediat rozë qarkulloi lajmi për shtatëzaninë e këngëtares Çiljeta Xhilaga me portierin e Partizanit, Alban Hoxha. Duke u nisur nga këto lajme, këngëtarja ka reaguar përmes një shkrimi në instagram ku i sqaron të gjithë se lajmi nuk është i vërtetë.

“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë nuk kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë, ju uroj fundjavë të mbarë”, shkruan këngëtarja në instagramin e saj, duke treguar kështu se në fakt nuk është shtatëzanë.

Këngëtarja dhe portieri i Partizanit janë në një lidhje prej më shumë se 3 vitesh, por lidhjen e kanë mbajtur gjithmonë larg vëmendjes së mediave.

trt.png

Article Logic
Execution time: 0.0024609565734863