INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish punime në rrjet, OSHEE: Ja zonat e Tiranës që do të mbeten pa energji elektrike në 14 maj

Sërish punime në rrjet, OSHEE: Ja zonat e Tiranës që do të mbeten pa energji elektrike në 14 maj

Publikuar më: 16:21 12-05-2019

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar për shkëputje të energjisë në disa zona të kryeqytetit.

Për shkak të punimeve, në kuadër të investimeve në kabina OSHEE tha se ditën e martë, 14 maj do të stakohet energjia elektrike në zonën midis rrugëve “Ferit Xhajko” dhe “Rruga e DIbrës”. Energjia në këtë zonë do të ndërpritet pjesërisht gjatë intervalit kohor 9:30 – 15:00.

Gjithashtu OSHEE tha se do të ketë shkëputje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në katër kabina edhe në zonat rreth rrugës “Besim Fagu” pranë “5 maji”, “Riza Cuko” në Laprakë dhe “Njazi Meka”. OSHEE tha se në këto zona energjia do të stakohet gjatë intervalit 9:00 -16:00.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125