INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama mesazh Bashës: Ulemi dhe flasim për çdo nismë, jam i gatshëm për...

Rama mesazh Bashës: Ulemi dhe flasim për çdo nismë, jam i gatshëm për...

Publikuar më: 15:16 12-05-2019

Në konferencën për shtyp kryeministri i vendit Edi Rama ka komentuar protestën e djeshme të opozitës së bashkuar.

Edhe një herë, kryeministri Rama ka rrëfyer se është i gatshëm për dialog, pasi sipas tij opozita nuk kërkon pushtet por zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë qytetarët.

“Kam një mesazh për mikun tim rrugë-humbur. Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge, përpara shumë kohësh. Po e përsëris prapë se nuk je vonë akoma që të kthehesh nga kjo rrugë, për një arsye të thjeshte se llogarinë ata që të ndjekin, do ta kërkojnë ty. Nuk ka lider në botë, por ti nuk je lider, që ta tërheqë partinë e vet nga stacioni i alternatives udhëheqëse nga ky stacion që thoshe aman ik. Unë jam këtu i gatshëm për dialog, për të diskutuar me Lulzim Bashën. I kanë djegur karriget e tyre dhe janë popull. Ulemi, flasim dhe kthejmë në nisma ligjore shqetësimet që ata kanë për të përmirësuar jetën e popullit, nëse kjo nuk është një luftë e ulët për të bërë një pazar. Të ulemi dhe të flasim për çdo shqetësim. Të ulemi, të flasim për çdo gjë, së ndryshe më herët se vonë, turpi do t’i ndjek pas gjithë kohës, ata të cilët kanë ende mundësi që të kenë turp”, ishte ftesa që bëri Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0039510726928711