INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish konflikt mes Stresit dhe Bombajt, këtë herë degjeneron në kontakt mes të dyve

Sërish konflikt mes Stresit dhe Bombajt, këtë herë degjeneron në kontakt mes të dyve

Publikuar më: 11:51 16-03-2017

Nuk është hera e parë që ndodh një konflikt mes dy personazheve pasi kujtojmë se ata kanë një histori me veprime të tilla së bashku.

Vite më parë, të dy ishin në gjyq pasi regjisori Bombaj akuzonte reperin e njohur për gjobvënie, ndërsa ky i fundit akuzonte regjisorin për përdhunimin e një minoreneje. Këtë herë incidenti ka ndodhur në një aktivitet në rrugën “4 dëshmorët”, mesditën e djeshme në Tiranë. Nga policia mësohet se, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, Stresi ka sharë Bombajn si dhe i ka hedhur atij një kovë me ujë sipër. Bombaj ka ngritur padi në policinë e Tiranës dhe artisti 30 vjeçar po procedohet penalisht. 

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314