INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seks gjatë shtatzanisë? Ja çfarë duhet të dini

Seks gjatë shtatzanisë? Ja çfarë duhet të dini

Publikuar më: 15:44 25-06-2017

Thjesht sepse së shpejti prisni të sillni një bebush në jetë, nuk do të thotë që të hiqni dorë nga seksi.

E dimë që pyetja legjendare, “A mund të bëj seks kur jam shtatzënë”, do vazhdojë dhe për disa kohë të tjera, por e vërteta është se po, mund të bëni madje pa u menduar aspak. Por edhe pse, gjinekologët e kanë dhënë konfirmimin e tyre, kur vjen momenti bëjmë disa pyetje të cilat duam s’duam nuk i shmangim dot.

A rrezikojmë të dështojmë nëse bëjmë seks?

Por përgjigja është jo, seksi nuk është një faktori i cili rrezikon bebin tuaj. Edhe gjatë 3 mujorit të parë, kur rreziku i dështimit është më i madh, mjekët iu japin kartonin jeshil. Domethënë, bëni seks sa të doni!

A do të ndjej të njëjtën kënaqësi?

Fatkeqësisht, për këtë nuk ka një përgjigje ekzakte. Kjo varet nga shtatzënia juaj. Nëse muajt e parë keni marrje mendsh, apo përzjerje, nuk është se do të jeni shumë në qejf për të kryer marrëdhënie dhe kjo jo për fajin tuaj. Pas këtyre 3 muajve më të sikletshëm, mendohet se energjia kthehet dhe jeni gati për lojë përsëri. Por nuk përjashtohen, as ato hormonet e të cilave gjëja e fundit që mendojnë është seksi.

A do ta vrasë penisi fetusin?

Kjo pyetje është totalisht pjellë e imagjinatës tonë. Jemi pothuajse të sigurtë se penisi i partnerit tuaj, nuk është i madh mjaftueshëm sa të arrijë deri tek plaçenta. E mbi të gjitha mes vaginës dhe fetusit tuaj, ka shumë hapsirë mbrojtëse, kështu që qetësohuni.

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266