INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekretari i OKB-së alarmohet nga vrasjet e fëmijëve në Aleppo

Sekretari i OKB-së alarmohet nga vrasjet e fëmijëve në Aleppo

Publikuar më: 10:18 13-12-2016

Lidhur me raportimet mizore që po kryhen ndaj civilëve në Aleppo të Sirisë, është shprehur i alarmuar sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon. Përmes një deklarate të zëdhënësit të tij Stephane Dujarric, ai theksoi se organizata e Kombeve të Bashkuara nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur raportet për vrasjen e civilëve përfshirë gra e fëmijë, Gjithashtu Ban Ki-moon ka përcjellë shqetësimin e tij të madh dhe ka udhëzuar të dërguarin e tij të posaçëm në Siri të bisedojë me palët e përfshira. Të mbështetura nga Rusi, forcat e Bashar al Asadit po zhvillojnë një ofensive madhore në qytetin e Aleppo-s, për të çliruar zonat lindore nga rebelët.

Ndërkohë këta të fundit kanë humbur 90 për qind të territorit që zotëronin. Dhjetëra mijëra persona janë të bllokuar mes bombardimeve. Më herët këshilltari i OKB-së për çështjet humanitare Jan Egeland tha se Siria dhe Rusia ishin përgjegjëse për çdo krim të kryer nga milicitë pro-qeveritare. Lidhur me situatën në Aleppo, Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër ka deklaruar se, “të paktën 415 civilë dhe 364 rebelë ishin vrarë në zonat lindore që prej 15 nëntorit”.

Article Logic
Execution time: 0.0034878253936768