INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
21 janari, Berisha flet se ç’mund ti kishte ndodhur dhe Ramës…

21 janari, Berisha flet se ç’mund ti kishte ndodhur dhe Ramës…

Publikuar më: 10:21 13-12-2016

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërisht për një temë “të nxehtë” si “21 janari” në studion e Sokol Ballës. Ai tha se edhe pse ndjen keqardhje për vrasjen e protestuesve faji për këtë sipas tij është i Edi Ramës. Berisha shtoi se Rama kërkoi të merrte me forcë institucionin e Kryeministrisë, dhe kjo gjë ishte e papranueshme.
“Pashë më 21 janar Edi Ramën që ushqente urrejtje dhe armiqësori saqë donte të vinte dhe të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës sime dhe ndjeva keqardhje. Më 21 janar është shënuar pikë kthese. Ai më rrethoi me qëllimin të vinte të mbante fjalim tek zyra ime. Kjo ishte tejkalim i çdo lloj kufiri. Dyzetë herë kam shprehur dhimbjen për viktimat e 21 janarit, por institucioni nuk dorëzohej kurrë nga Sali Berisha. Ishte bërë zgjedhje e gabuar nga Edi Rama. Unë isha në krye të detyrës. Ajo ishte ditë pune. As 3, as 13, as 300 nuk do mund të pushtonin zyrën time. Atë zyrë nuk e ka sulmuar kurrë Sali Berisha. Kjo është e faktuar. Nuk mund të sulmohet sepse është institucion”, - tha Berisha.
Sipas Berishës nëse Edi Rama do të vazhdonte skenarin e tij për të marrë pushtetin “sot nuk do të ishte më nëse nuk do të përmbahej”.

Article Logic
Execution time: 0.0049870014190674