INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seancë e jashtëzakonshme parlamentare të hënën, Basha mohon pjesëmarrjen e opozitës

Seancë e jashtëzakonshme parlamentare të hënën, Basha mohon pjesëmarrjen e opozitës

Publikuar më: 11:59 04-03-2017

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka thirrur parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme ditën e hënë.

Synimi Kryesor mësohet të jetë miratimi i ngritjes së komisioneve ad hoc, dhe votimi i ligjit të Vettingut, ose ndryshe ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por pavarësisht hapave të rëndësishëm për dialog mes 3 partive kryesore për t’u ulur në një tavolinë të përbashkët, duket se zgjidhja nuk do të jetë kaq e shpejtë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije se opozita nuk do të marrë pjesë në këtë seancë. Në këtë mënyrë miratimi i projektligjeve që mundëson zbatimin e Vettingut bëhet i pamundur.

Njoftimi i Kuvendit:

Kuvendi mblidhet në seancë plenare ditën e hënë, 6.3.2017, ora 18.00

Rendi i ditës

1.      Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).

2.      Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).

Article Logic
Execution time: 0.0044651031494141