INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Së bashku me Shqipen do jenë pjesë e BIG BROTHER VIP?! Përgjigjet Ana Lleshi: Bomba jemi…

Së bashku me Shqipen do jenë pjesë e BIG BROTHER VIP?! Përgjigjet Ana Lleshi: Bomba jemi…

Publikuar më: 16:28 31-08-2021

Që në momentin e parë që u tha se këtë vit do të transmetohej në ekranin e Top Channel emisioni “Big Brother Vip”, publiku nisi që të aludonte për emrat e mundshëm të konkurrentëve.

Emrat e parë që u përmenden ishin ato të “Për’puthen”, ku disa prej tyre reaguan duke thënë se nuk është e vërtetë dhe të tjerë nuk reaguan fare. Por pati edhe nga ata që me përgjigjen që u dhanë ndjekësve kur i pyetën nëse do të jenë pjesë e këtij formati, i lanë ata me dyshime.

Së fundmi, fansat kanë pyetur Ana Lleshin nëse ajo dhe Shqipe Hysenaj, do të jenë në edicionin e parë të “Big Brother Vip”. “A do jesh tek Big Brother me Shqipen se jeni të dyja bomba me sahat?”, i ka shkruar dikush.

 Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka postuar një video në “Instastory” ku nuk thotë asnjë fjalë vetëm bën mimika. Nga ana tjetër, Shqipja e ka ripostuar këtë video të Anës dhe shkruan:

“Bomba jemi, por e dimë ne se ku e plasim bombën”. Me këto përgjigje dy vajzat bukuroshe nuk kanë zbuluar nëse do jenë apo jo, duke i lënë sërish ndjekësit me kuriozitet.

-640-0-612e103159ffa.png

Article Logic
Execution time: 0.0024731159210205