INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sara Hoxha e mërzitur nga vlerësimi i jurisë në 'DWTS': Kapen me …

Sara Hoxha e mërzitur nga vlerësimi i jurisë në 'DWTS': Kapen me …

Publikuar më: 09:33 20-10-2022

Sara Hoxha ka dhënë së fundmi një intervistë për "Wake Up", ku foli për pjesëmarrjen e saj në "Dancing With the Stars". Ajo ka provuar se ka talent në kërcim dhe publiku e ka pritur shumë mirë, por juria duket se nuk është shumë e kënaqur duke u bazuar te vlerësimi.

Gjatë intervistës, Sara është shprehur e mërzitur për vlerësimin e së premtes dhe ka shtuar se atë natë juria vlerësoi më shumë aktrimin se kërcimin.

“Ne në fakt u mërzitëm të premten, jo se mendonim se kishim koreografinë shumë të mirë, të gjithë që e shikonin, thonin do të vlerësoheni, kur nuk morëm shumë pikë, u mërzitëm pak. E di që çfarë çdo gjëje juria na e thotë për të mirë, për t’u përmirësuar. Këtë të premte u kapën më shumë me aktrimin se me kërcimin", ka thënë ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0040788650512695