Armina dhe Shkëlzeni kanë nisur muajin e mjaltit. Këtë e kanë zbuluar dje koleget e saj në "Goca dhe gra", ku në nisje të emisionit, vajzat thanë se Arminën “e kanë çuar muaj mjalti”.
Mesa duket, pas dasmës të zhvilluar pak javë më parë, çifti i sapomartuar po kalon disa ditë relaksi.
Ata ende nuk e kanë zbuluar destinacionin ku ndodhen, por me siguri këto ditë do kemi dhe fotot e para nga muaji i mjaltit.
Kujtojmë që Armina dhe Shkëlzeni u martuan në shtator me një dasmë përrallore dhe shumë të veçantë.