INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sara Gjordeni rikthehet ne televizion, zëvendëson moderatoren në emisionin e njohur

Sara Gjordeni rikthehet ne televizion, zëvendëson moderatoren në emisionin e njohur

Publikuar më: 12:28 01-05-2026

Që nga fundi i korrikut të kaluar, kur Argjira Spanca njoftoi me emocione përmbylljen e rrugëtimit të saj 7-vjeçar në “She’s On Top”, aludimet për zëvendësuesen e saj në drejtimin e formatit nuk kanë munguar.

Pas disa muajsh pritjeje dhe spekulimesh, tashmë gjithçka është bërë zyrtare. Drejtimin e edicionit të shtatë të spektaklit do ta marrë Sara Gjordeni.

Këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për thashetheme apo burime pranë produksionit, pasi vetë Sara e ka konfirmuar publikisht lajmin gjatë një interviste për Top Channel (TCH), duke i dhënë fund çdo dyshimi që qarkullonte prej kohësh.

Me këtë hap, ajo nis një kapitull të ri në televizion, duke marrë drejtimin e një prej formateve më të ndjekura, ndërsa publiku mbetet kurioz të shohë se çfarë do të sjellë ndryshe në ekran.

Article Logic
Execution time: 0.0033488273620605