INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo jeni ndarë? Ja ç’duhet të bëni!

Sapo jeni ndarë? Ja ç’duhet të bëni!

Publikuar më: 19:45 24-02-2016
Secili e përballon në mënyrën e tij ndarjen nga partneri. Njerëzit zgjedhin mënyra të ndryshme për ta kapërcyer këtë situatë të vështirë në jetën e tyre.

 Ekspertët ju sugjerojnë disa këshilla se ç’duhet të bëni për të harruar ndarjen.
 
1. Ndryshoni vendin  ku jetoni
Ndonjëherë kjo është  gjëja e duhur që duhet të  bëni, pasi  ndihmon të harroni rutinën tuaj kur ishit me të dashurin tuaj. Ju do krijoni një jetë të re dhe kjo do ndikojë për të gjetur  një dashuri të re.
 
2. Merruni me joga
Joga është një emërtim në filozofinë hinduiste që tregon tërësinë e teknikave trupore apo mendore të cilat lejojnë bashkimin e trupit, mendjes dhe shpirtit. Eksperiencat e shumta kanë treguar se duke praktikuar joga, do ndiheni më të kthjellët dhe të qetë.
 
3. Udhëtoni vetëm
Pas ndarjes një udhëim do ishte ilaçi më i mirë për të harruar trishtimin. Guxoni të bëni një udhëtim vetëm, pa ju shoqëruar askush, pasi do qartësoni mendimet dhe do shihni gjëra të reja.
 
4. Shkoni në terapi grupi
Nëse nuk po gjeni ngushëllim nga asnjë mik i ngushtë, apo familjarë atëherë shkoni në terapi grupi. Si ju ka edhe shumë të tjerë të cilët kanë zgjedhur të shkojnë te ndonjë specialist. Të shpreheni në grup do ju ndihmojë të kaloni periudhën e vështirë që po kaloni pas ndarjes.
 
5. Jini pozitiv
Arsyet e ndarjes janë të ndryshme, por edhe nëse ju kanë tradhëtuar, sërish mundohuni të mendoni pozitivisht. Nuk duhet të dënoni veten tuaj, se partneri ju tradhëtoi. Qëndroni pozitiv!
Article Logic
Execution time: 0.0041129589080811