INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sanchez mungon në testet anti-doping

Sanchez mungon në testet anti-doping

Publikuar më: 16:53 26-01-2018

Futbollisti Alexis Sanchez është përfshirë në polemikat në Angli për mungesën e tij në testet antidoping, kur ende ishte pjesë e Arsenalit. Sipas medieve angleze, disa agjentë të antidopingut janë paraqitur të enjten e kaluar në qendrën stërvitore të “Topçinjve”, për të kryer një kontroll rutinë, por që nuk kanë mundur ta realizojnë me sulmuesin kilian, i cili nuk ishte i pranishëm për faktin se do të kalonte te Manchester United, çka ndodhi zyrtarisht pak ditë më vonë, më saktësisht të hënën. Drejtuesit e të dy klubeve të përfshirë në këtë transferim, duhet të justifikojnë mungesën e lojtarit, i cili duhet të ketë argumente bindëse për të shmangur ndonjë dënim të mundshëm. Rregulloja e Federatës së Futbollit e parashikon qartë: të gjithë klubet e Premier Ligës duhet të japin informacione për adresën, ditën dhe orarin e fillimit dhe mbarimit të stërvitjes, vendbanimin e lojtarit, në mënyrë që të mund të kryhen kontrollet antidoping.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775