INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Real Madrid nuk heq dorë, 300 milionë euro për Neymar

Real Madrid nuk heq dorë, 300 milionë euro për Neymar

Publikuar më: 14:20 26-01-2018

Skuadra e Real Madrid është gati të paguajë 300 milionë euro për të nënshkruar me Neymar, yllin brazilian të Paris Saint-Germain. Florentino Perez ka bërë gati shumën për të risjellë në Madrid brazilianin, por PSG duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë kollaj nga lojtari që bleu në verë për shumën e 220 milionë eurove. Presidenti i PSG, Al-Khelaifi, ka arritur një pakt me sulmuesin e brazilian për ta lejuar që ai të rikthehet në Spanjë me një kusht. Ai mund të largohet vetëm nëse më parë Paris Saint-Germain do të arrijë të ngjitet në krye të futbollit europian, duke fituar edhe trofeun më të rëndësishëm Champions League.

Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992