INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samsung së shpejti me skanimin e dorës dhe Iphone me aplikacionin që iu shpëton jetën [VIDEO]

Samsung së shpejti me skanimin e dorës dhe Iphone me aplikacionin që iu shpëton jetën [VIDEO]

Publikuar më: 17:24 04-12-2017

Nga mjete komunikimi tashme telefonat celular po bëhen mjete me të cilët mund të bëjmë çdo gjë, nga googlimet në internet deri tek kontrollet mjekësore.

Kjo është dhe risia që kompania e Iphone ka publikuar së fundmi.

Aplikacioni Health i cili mbartë të dhënat tona shëndetësore tashmë mund të na shpëtojë jetën.

Me aktivizimin e iOS 11 dhe me shtimin e numrave të emergjencës në aplikacion, në momentin kur ju do realizoni një telefonat për të kërkuar ndihmë, të gjithë numrat tuaj të kontaktit do njoftohen se çfarë po ndodh me ju dhe për vendndodhjen tuaj. E në momentin që do ndryshoni vendndodhjen ata do njoftohen me një mesazh të dytë.

Por jo veç kaq nëpërmjet apliakcionit Health tashmë mjekët do kontrollojnë se cilat do jenë alergjitë tuaja dhe kështu mund të shmangin ndonjë fatkeqësi të mundshme.
E nëse po mendoni se iphone po avancon, samsungu nuk ka mbetur në vend.
Në njoftim të fundit përfaqësues të kompanisë kanë prezantuar se në të ardhmen telefonat samsung do hapen me skanimin e dorës, dhe jo më me shenj gishti.
Kjo mënyrë e re do të rrisë sigurinë e smartfoneve samasung pasi nëse ai do të humbas apo do të vidhet do jetë e pamundur hapja e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030479431152344