INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sallonet e bukurisë 'lavatriçe' e pastrimit të parave të drogës

Sallonet e bukurisë 'lavatriçe' e pastrimit të parave të drogës

Publikuar më: 16:20 29-05-2018

Bandat e krimit të organizuar po veprojnë një rrjetet e salloneve bukurisë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. "Daily Mail" shkruan se ato po përdorin dyqanet për të pastruar paratë nga fermat e kanabisit dhe prostitucioni, dhe po lëvizin e fëmijët skllevër midis degëve për të shmangur zbulimin. Sallonet e thonjve janë gjithashtu të lidhura me imigracionin e paligjshëm, thotë Agjencia Kombëtare e Krimit. Në UK shumë sallone vietnameze po shërbejnë për të mbuluar aktivitetin e paligjshëm. Aktualisht po kryen 500 hetime për skllavërinë moderne. Shtetasit vietnamezë janë grupi i dytë më i madh i huaj i regjistruar si viktima të mundshme, pas shqiptarëve. Policia paralajmëron se shumë të ardhur të rinj vietnamezë po punojnë orë të gjata me pagesë të vogël ose pa pagesë. Dhe frikësohet se dhjetëra fëmijë që mungojnë nga kujdesi i këshillit kanë rënë përsëri në duart e gangsterëve, pasi u shpëtuan nga skllavëria. Sallonet e thonjve, të cilat kanë lulëzuar në Britani vitet e fundit, u lejojnë bandave të fshehin viktimat, thonë detektivët. Emigrantët sillen në UK me kamionë duke kaluar përmes disa shteteve. Detektivët tregojnë se bandat kanë zhvendosur viktima në të gjithë vendin. “Disa prej tyre do të justifikohen se janë fëmijë ... ata do të shkojnë në kujdesin e shërbimeve sociale, por pastaj do të zhduken shumë shpejt, duke u ri-shfaqur në pjesë të tjera të Britanisë së Madhe. Inteligjenca jonë sugjeron se ka rrjete që veprojnë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, të cilat kanë lidhje në një shpërndarje mjaft të gjerë gjeografike”-thotë Adam Thompson, i njësisë së skllavërisë moderne të NCA dhe trafikimit njerëzor. Në vitin 2017, u regjistruan 5,145 njerëz në Mekanizmin Kombëtar të Referimit si viktima të mundshme të skllavërisë, 739 prej tyre ishin vietnamezë, grupi i tretë më i lartë pas shqiptarëve dhe britanikëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034611225128174