INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sali Berisha për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni: ‘Arritje e shqiptarëve’

Sali Berisha për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni: ‘Arritje e shqiptarëve’

Publikuar më: 12:16 15-03-2018

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë të ligjit për përdorimin e gjuhës Shqipe.

Sipas ish-kryeministrit Berisha kjo është një arritje e rëndësishme e shqiptarëve në këtë republikë.

‘Votimi i tretë i ligjit për përdorimin e gjerë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni është një arritje e rëndësishme e shqiptarëve në këtë republikë, e kombit shqiptar në tërësi, por dhe e demokracisë, lirive dhe të drejtave demokratike dhe stabilitetit në këtë vend fqinj! ‘, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

xcgfh_45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040280818939209