INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Lufta e Ftohtë' me Britaninë, hakmerret Moska

'Lufta e Ftohtë' me Britaninë, hakmerret Moska

Publikuar më: 13:52 15-03-2018

Një luftë e ftohtë midis Londrës dhe Moskës. Helmimi me agjent nervor i ish agjentit rus Skripal ka përkeqësuar raportete mes dy shteteve.

Londra akuzon Rusinë se ka qënë ajo e përfshirë në tentativën e vrasjes së ish spiunit cka mohohet nga Kremlini.

Asnjëra prej tyre nuk tërhiqet por i sulen njëra-tjetrës plumb për plumb.

Një ditë më parë kryeministrja Britanike May u shpreh se do të dëbonte 23 diplomatë rusë.

Dhe brenda 24-orësh kundërpërgjigjet Moska e cila po ashtu ka deklaruar se do të dëbojë edhe ajo diplomatët britanikë.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova u shpreh se akuzat e Britanisë mbi përfshirjen e Rusisë në helmimin e ish agjentit janë drejtuar vetëm për arsye politike.

Madje në deklaratën për mediat Ministria thumboi kryeministren britanike Theresa May se dëshiron të hiqet si një udhëheqëse e fortë.

Edhe një herë zëdhënësja konfirmoi se Moska nuk kishte asnjë qëllim për të helmuar ish agjentin dhe madje e cilësoi mbështjetjen amerikane si rusofobi.

Më herët ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e cilësoi përfshirjen e Moskës një çmenduri dhe e akuzoi Londrën se nuk po ndihmonte që ngjarja të zbardhej.

Por një raport i tensionuar mes Britanisë dhe Moskës ka përfshirë edhe shtetet e tjera.

Presidenti francez Macron një ditë më parë u shpreh se nëse vërtetohej se Rusia ishte fajtore në këtë cështje ndaj saj do të merreshin masa.

Gjermania dhe SHBA po ashtu dolën në krah të Britanisë edhe pse Berlini pak kohë më parë ishte shprehur se ishte e rëndëishme që të mbahej një dialog me Rusinë, por duket se raportet po ndërlikohen.

Article Logic
Execution time: 0.004133939743042