INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sali Berisha do revolucion

Sali Berisha do revolucion

Publikuar më: 15:57 03-05-2017

Edhe pse Nishani po kërkon konsensus mes PS dhe PD, Berisha nuk do t’ja dijë e kjo duket nga reagimi i fundit i tij ne FB. Ai pas takimit të Ramës dhe Bashës ka reaguar me një status në Facebook duke thënë për Ramën se ai për karrigen e tij do me çdo kusht t'iu rrëmbejë votën dhe të ardhmen shqiptarëve, duke e krahasuar atë me Noriegen.
“Revolucioni demokratik do ta hedhë Noriegen e Shqipërisë në vendin që ai meriton"! shkruan Berisha.

Pjesë nga reagimi i Berishës:
Të dashur miq, Noriega i Shqipërisë pranon çdo gjë tjetër por jo një kryeministër teknik sepse nuk i njeh vetes asnjë përgjegjësi për Narko-Republikën që ndërtoi. Në katër vite ai nuk iu tregon dot shqiptarëve një vepër publike, rrugë, shkollë, spital, ujësjellës, kanalizim apo premtim të mbajtur por vetëm narko- polici, narko-deputetë, narko-pushtetarë, narko-fermerë, ara të pafundme kanabisi, tunele, magazina shtetërore me kanabis dhe laboratorë, ndër më të sofistikuarit për drogen dhe, njëlloj si Noriega, bankën e tij për larjen e parave të drogës!
Narko-Republika është mjedisi që vret votën e lirë të shqiptarëve dhe ushqen me gjakun e tyre pushtetin e krimit të Edi Ramës.

 

sallllla_f.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045