INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revolucion në Industrinë e Modës: Modelet e dobëta ndalohen me ligj

Revolucion në Industrinë e Modës: Modelet e dobëta ndalohen me ligj

Publikuar më: 13:33 30-12-2015

Franca po merr masa të rrepta për industrinë e modës duke ndaluar modelet tepër të dobta të ngjiten në pasarelë.

Ligji kërkon që modelet të pajisen me çertifikatë mjekësore, e cila vërteton se masa e tyre trupore është minimum 46. Para se të nënshkruajnë kontratën me një agjensi mode apo shtëpi mode, për një modele që është  e gjate 170 cm, pesha trupore duhet të jetë 55 kg.

Kurse për imazhet e fotoshopuara duhet bërë e ditur se ato janë të modifikuara. Nëse një agjensi thyen rregulloren, do të përballet me një gjobë prej 75.000 euro dhe 6 muaj burg.

Të tilla ligje ekzistojnë edhe në shtete të tjera si Israel, Spanjë dhe Itali. Kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të bërë një revolucion në fushën e modës duke ndikuar kështu edhe në luftën kundër anoreksisë, një sëmundje kjo që prek më shumë se 30.000 persona vetëm në francë. A nuk mendoni se kjo është nisma e duhur për të ndikuar në imazhin e femrës që media e quan të bukur dhe që ndikon negativisht për vajzat e reja në mbarë botën? 

Article Logic
Execution time: 0.0037298202514648