INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sadiku flet hapur për problemet e Panuçit në kombëtare: ''Prishi frymën e grupit''

Sadiku flet hapur për problemet e Panuçit në kombëtare: ''Prishi frymën e grupit''

Publikuar më: 14:55 29-05-2019

Armando Sadiku dhe Ardian Ismajli kanë folur në një konferencë për shtyp rreth përgatitjeve për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë. Sulmuesi elbasanas u shpreh se ndodhet në formë të mrekullueshme dhe gjithmonë brenda tij ka dëshirën për të qenë deciziv për të shënuar sa më shumë për kombëtaren.

Sadiku gjithashtu foli hapur edhe për problemet e teknikut Panuçi:

Me Panuccin, ky ishte problemi. Me rregullat që kishte ai, në fillim nuk krijuam raport shumë të mirë. Por, besoj që forca më e madhe ka qenë grupi. Duhet të përmirësojmë këtë gjë, për t'u bërë si në Europian, me De Biazin

Ai vlerësoi edhe teknikun e ri Reja, që sipas tij të jep besim:

Gjëja që më pëlqeu më shumë te trajneri ka të bëjë me komunikimim. Ai ka bërë që çdo futbollist të ndihet i rëndësishëm. Kur ai të vjen dhe të flet, duke të dhënë besim, të bën të mendosh se do të luash. Sigurisht, shumë! Ambjenti që ka krijuar trajneri është pozitiv.

Ndërkohë mbrojtësi Ismajli i ardhur nga kombëtarja e Kosovës u shpreh se ai ndihet optimist dhe beson se Shqipëria do të marrë 6 pikë në dy ndeshjet e ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889