INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sadije Berisha hap “gojën”, rrëfen pse u nda nga Shkëlzeni

Sadije Berisha hap “gojën”, rrëfen pse u nda nga Shkëlzeni

Publikuar më: 14:47 09-08-2016

Pas disa vitesh heshtje ish bashkëshortja e Shkëlzen Berishës e thyen atë dhe flet për krizën që solli ndarjen mes tyre. Sadije Berisha thotë se që në nisje të raportit me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha mundësitë kanë qenë kundër tyre, por fillimi i fundit erdhi kur Shkëlzeni u kthye në Shqipëri.
"Problemet kanë nisur që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes dhe fakti që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme" , thotë 49-vjeçarja për Living.

Po ndarja, sqaron, ajo kulmoi pasi Zeni u kthye përfundimisht në Shqipëri.
Sadija ndodhet në Shqipëri, pasi miqtë e saj aktorja Elia Zaharia dhe princi Leka e kanë thirrur të ndihmojë në përgatitjet për ceremoninë e dasmës së tyre.
Gjithësesi vetë Sadija me sa duket e ka hedhur pas lidhjen  me djalin e ish kryeministrit Berisha, pasi po shijon marrëdhënien e saj të re në Suedi. Nga martesa me Shkëlzenin ajo gëzon dy herë statusin e nënës dhe ka dy fëmijë, vajzën Medina dhe djalin Laidon. Ndërsa Shkëlzeni prej kohësh është i lidhur me ish misin dhe Blogeren Armina Mevlani.

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164