Sadije Berisha është në radhën e personave fatlumë që i kanë shpëtuar sulmit në kryeqytetin suedez, për të cilin raportohet se ka disa të vdekur.
Ajo ka shfrytëzuar rrjetet e saj sociale për të treguar se është e sigurt pas sulmit vdekjeprurës. Zonja Berisha gjithashtu ka treguar momentet e tmerrit që ka përjetuar, edhe pse për fat të mirë nuk ka pësuar asgjë. “Më në fund jemi të sigurtë!! Është një cmenduri jashtë…dëgjohen vetem të shtëna armësh, ambulanca, sirena policie dhe helikopterë” është shprehur ajo. Ish bashkëshortja e Shkëlzen Berishës jeton në Suedi, vend në të cilin është shpërngulur me fëmijët e saj që pas ndarjen me djalin e ish kryeministrit Berisha.