INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa gjatë mund të jetojmë pa pirë ujë?

Sa gjatë mund të jetojmë pa pirë ujë?

Publikuar më: 12:41 15-02-2016

Një njeri mund të jetojë më shumë se tre javë pa ushqim, por pa ujë nuk mund të shtyjë kaq gjatë. Të paktën 60 për qind e trupit të të rriturve është e përbërë nga uji, i cili është mjaft i rëndësishëm për një funksionim normal të trupit të njeriut.

Ndryshe nga ushqimi, koha maksimale që një individ mund të jetojë pa ujë është një javë. Mirëpo, vlerësimi me siguri do të jetë më i shkurtër në kushte të vështira, si për shembull gjatë stinës së verës, kur dhe temperaturat janë më të larta.

Sipas “The Independent”, një javë është një vlerësim paksa i ekzagjeruar, pasi normalja është 3 deri në 4 ditë. “Ju mund të rrini 100 orë pa pirë ujë nëse jashtë janë temperatura mesatare.

Nëse është freskët ju mund të shkoni pak më gjatë. Mirëpo, në rastet kur jeni të ekspozuar drejtpërdrejt në diell, sigurisht që është më pak”, ka thënë profesori i mjekësisë, Claude Piantadosi.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713