INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A janë të sigurta paratë në banka?

A janë të sigurta paratë në banka?

Publikuar më: 12:45 15-02-2016

Tradita shqiptare ka qenë, që lekët fshiheshin poshtë dyshekut, por me kalimin e viteve një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë mësuar t’i ruajnë ato në banka me argumentin se janë më të sigurt.


Po a janë të sigurt vërtet?  Kjo pyetje në fakt do një analizë të thellë, pasi varfëria apo dhe arsye të tjera shpesh herë të errta kanë vënë në diskutim sigurinë në banka. Vitet e fundit gjithnjë e më shumë grupet e sigurisë, që transportojnë paratë e bankave janë vënë në shënjestër të hajdutëve dhe këta të fundit thuajse në çdo tentativë ia kanë dalë duke i marrë përmes presionit paratë.

Rastet janë të shumta por ai, që bëri bujë së fundmi është vjedhja përmes sulmit me armë e një shumë marramëndëse prej 3.5 milion eurove, para këto, që sipas policisë ishin të CREDINS BANK dhe destinacioni ishte transporti i tyre jashtë vendit përmes Rinasit. Por në fakt paratë nuk mundën të kalojnë kufirin, pasi u vodhën. Grupi që sulmoi mjetin, që transportonte paratë ishte i maskuar me veshje policie dhe shtiu në mes të ditës me armë dhe përmes presionit të breshërisë së plumbave, mundën të merrnin paratë.

Po se kush i morri këto para dhe ku shkuan ende nuk është zbuluar as sot. Ndërsa në pranga janë vetëm policët e sigurisë, që transportonin paratë, të cilët edhe pse kanë kaluar rreth dy muaj nuk kanë nxjerrë asnjë informacion në lidhje me autorët e grabitjes. Me pak fjalë është e errët se nga rrodhi informacioni nga punonjësit e sigurisë apo nga ata brenda bankës nga, ku dolën paratë, pasi policia deklaroi se hajdutët kishin shumë infomacion dhe kishin mundur të studionin paraprakisht çdo veprim, që të arrin qëllimin final të grabisnin, paratë. E në fakt ja dolën.

Po nga ana tjetër askush nga drejtuesit e CREDINS Bank nuk foli publikisht për këtë incident qoftë dhe për të qetësuar disi qytetarët, që kanë depozituar para në këtë bankë.
Për të mos i hyrë në këtë rast një tjetër analize: Ka kaq shumë fitime një bankë si Credins sa të transportojë me thase 3.5 milionë euro jashtë Shqipërisë.  

Pyetje ka shumë po përgjigje ka pak.

E kjo pasiguri mund të bëjnë, që një pjesë e klientëve të rimendojnë variantin për ti tërhequr paratë dhe ti kthejnë sërisht poshtë dyshekut…

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156