Reperi i njohur është përballur me një tragjedi duke humbur vajzën e tij 4-vjeçare.
Bëhet fjalër për Fetty Wap, vajza e të cilit ka ndërruar jetë pak javë më parë dhe deri më sot nuk dihej shkaku i vdekjes.
Së fundmi, është bërë i ditur shkaku i vdekjes së vajzës së reperit. Vogëlushja e ndjerë ndërroi jetë si pasojë e një aritmi kardiake fatale për shkak të komplikimeve të një anomalie kardiake që e kishte që nga lindja.
Reperi Fetty Wap ka folur për humbjen e vajzës së tij, Lauren Maxwell, pasi nëna e saj konfirmoi se vogëlushja ndërroi jetë në moshën 4-vjeçare. Gjatë një videoje live, reperi ju kërkoi fansave të tij që t’i dërgonin sa më shumë flutura, sepse vogëlushja e ndjerë i kishte shumë qejf.
“A mund të më bëni një nder? Postoni të gjithë flutura. Të gjithë flutura. Ajo i dashuronte fluturat. Nëse ju mund ta bëni këtë gë, do të thotë shumë për mua”, u shpreh Fetty Wap.