INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa e dhimbshme! Ndahet nga jeta aktorja e famshme [FOTO]

Sa e dhimbshme! Ndahet nga jeta aktorja e famshme [FOTO]

Publikuar më: 15:15 29-12-2019

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktorja Sue Lyon, e cila ka luajtur rolin e famshëm të ‘Lolitës’.

Sipas mediave ndërkombëtare, aktorja ndërroi jetë në Los Angeles, ndërsa lajmin e bëri të ditur miku i saj i afërt, Phil Siracopoulos.

Ai tregoi se Lyon ishte prej kohësh në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Aktorja ka luajtur rolin e ‘Lolitës’ në filmin e Stanley Kubrick, 'Lolita' në vitin 1962, kur ishte vetëm 14 vjeçe dhe ky rol e bëri të famshme në mbarë botën.

9c26a66ead085e76eba41ec1ab210ff8_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654